KryesoreLajme

Fetoshi: Nata e tmerrit në Mitrovicë, krim që ende pret aktakuzë

Drejtori i Institutit për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, Arben Fetoshi, ka kujtuar 26-vjetorin e ngjarjeve të 3 dhe 4 shkurtit 2000 në veri të Mitrovicës, duke i cilësuar ato si një operacion të organizuar për spastrimin etnik të shqiptarëve, që ende mbetet pa aktakuzë.

Në një postim në Facebook, Fetoshi shkruan se sulmi, i maskuar si “huliganizëm”, u krye me bomba, snajperë dhe armë automatike, nën praninë e Policisë së UNMIK-ut dhe trupave të KFOR-it. Sipas tij, ajo që u quajt “nata e tmerrit” ishte një operacion i mirëplanifikuar i përndjekjes etnike, që la 10 shqiptarë të vrarë, përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar, 25 të plagosur dhe dhjetëra të keqtrajtuar fizikisht.

Lexo më shumë  SHBA mbështet zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së

Ai thekson se qëllimi i dhunës ishte dëbimi i shqiptarëve nga veriu i Mitrovicës, duke detyruar rreth 12 mijë qytetarë të kalonin në jug të qytetit, në prani të forcave ndërkombëtare.

Fetoshi e lidh këtë ngjarje me strategjinë serbe të pasluftës, duke e cilësuar “Natën e tmerrit” si operacionin e parë të strukturave hibride për destabilizimin e veriut dhe sabotimin e shtetit të Kosovës, një proces që, sipas tij, ka kulmuar vite më vonë me sulme dhe akte terroriste.

Lexo më shumë  Meksika dërgon mijëra ushtarë për të ndaluar dhunën pas vdekjes së bosit të drogës

“Nata e tmerrit mbetet krim i dëshmuar që ende pret drejtësi”, përfundon Fetoshi.

YouTube player