Bota

Festuan në jaht, Gates dhe Bezos cilësohen si hipokritë ndaj qëndrimeve për klimën

Bill Gates festoi 66-vjetorin e tij në një jaht luksoz, të të cilin qe i ftuar edhe miliarderi Jeff Bezos. Dyshja u cilësuan si hipokritë pasi mjetet e transportit, të cilat përdorin ndihmojnë në përkeqësimin e klimës.

TURQI– Themeluesi i Microsoft, Bill Gates festoi ditëlindjen e tij të 66-të nën shoqërinë e themeluesit të Amazon, Jeff Bezos këtë të premte, në një superjaht në brigjet e Turqisë. Bezos ishte ndër pesëdhjetë të ftuarit në festën private të Gates pranë Mesdheut. Sipas mediave, Bezos udhëtoi për në superjahtin e Gates me helikopter: një udhëtim vajtje-ardhje prej 120 miljesh midis Govokës dhe qytetit turistik Fethiye. Të dy miliarderët janë cilësuar si hipokritë për fjalimet e tyre mbi nevojën për të luftuar ndryshimet klimatike, pasi përdorin mjete që emetojnë karbon dhe gazra të dëmshëm.

Lexo më shumë  Qindra adoleshentë kroatë paraqiten për shërbimin ushtarak

“Bill Gates mbajti një festë 4 orëshe për ditëlindje në Turqi, 50 njerëz u fluturuan me helikopterë privatë nga jahtet e tyre. Këta janë njerëzit, të cilët duan që ju të merrni autobusin për në punë dhe të bëni sakrifica të tjera për ndryshimin e klimës”, shkroi një përdorues në Twitter.

Sipas Business Insider, të ftuarit e Gates u transportuan me helikopterë nga megajahti ‘Lana’ në plazhin e izoluar ‘Sea Me’ në Fethiye. Aty thuhej se Gates e kishte marrë me qira jahtin për 1.8 milionë paund në javë. Gazeta turke Yeni Safak raportoi se jahti është i kompletuar me palestër, xhakuzi, klub plazhi dhe pishinë. Festa e ditëlindjes së Gates vazhdoi për katër orë, gjatë së cilës mysafirët nuk u lejuan të përdornin celularët e tyre./dosja/

Lexo më shumë  Sa mund të rritet çmimi i naftës? The Guardian: Ekonomistët paralajmërojnë rrezikun global

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *