Festivali i Filmit Sarajevë: Tragjedi nga koha e luftës dhe komedi nga periudha e COVID-19
Filma për gjenocidin e Srebrenicës dhe konfliktet në Afganistan dhe Irak – dhe një komedi nga koha e pandemisë – janë ndër filmat kryesorë të Festivalit të Filmit të këtij viti në Sarajevë.
Regjisorja e filmit kandidat për çmim Oskar “Quo Vadis, Aida?”, Jasmila Zbaniç, i cili flet për një përkthyese boshnjake për Kombet e Bashkuara që përpiqet të shpëtojë familjen e saj mes dhunës dhe kaosit të gjenocidit në Srebrenicë, është një nga disa filma që fokusohen te konflikti i armatosur, i cili do të shfaqet në Festivalin e 27-të të Filmit në Sarajevë, i cili nis të premten.
Festivali nis me premierën botërore e filmit të ri të regjisorit boshnjak, fitues të çmimit Oskarit, Danis Tanoviç, “Not So Friendly Neighbourhood Affair”.
Filmi, një komedi e vendosur në kryeqytetin boshnjak gjatë pandemisë së koronavirusit, fokusohet në një mosmarrëveshje që shpërthen midis pronarëve të dyqaneve të qytetit të vjetër, kur një turist kroat vjen duke kërkuar “qebapët më të mirë në Sarajevë”.
Disa filma të tjerë në festival eksplorojnë tema që lidhen me luftën e viteve 1992-1995 në Bosnjë dhe Hercegovinë.
“The last tape from Bosnia”, nga Albert Sole tregon historinë e një gruaje që kthehet në Bosnjë që të përpiqet të varrosë eshtrat e vëllait të saj më të madh, i cili u vra në gjenocidin e Srebrenicës në 1995.
“Disturbed Earth”, një film dokumentar eksperimental nga Kumjana Novakova dhe Guillermo Carreras-Candia, gjithashtu fokusohet te Srebrenica, ndërsa “Looking for Kules”, nga Stefan Pavloviç, tregon për miqësinë që zhvillohet mes një kineasti dhe një peshkatari që humbi dëgjimi gjatë luftës.
Historia e vizitës së shkrimtares amerikane Susan Sontag në kryeqytetin boshnjak në vitin 1993 për të vënë në skenë një shfaqje ndërsa qyteti ishte nën rrethim është tema e dokumentarit të Nihad Krecevljakoviç “Don’t Cry for me Sarajevo”.
Filma të tjerë me tema konflikti përfshijnë “The Same Dream” nga Vlad Petri, bazuar në një histori të vërtetë për një ushtar rumun i cili hasi në një vajzë të plagosur gjatë misionit të tij të parë në Afganistan.
“Regjisori kombinon pamje arkiv nga lufta më e fundit në Afganistan me video nga arkivi i tij personal në një film mbi mizorinë e luftës nga perspektiva e pushtuesve dhe e civilëve të bllokuar në kushtet e luftës”, thuhet në faqen e internetit të festivalit.
“Celts”, me regji të Milica Tomoviç, tregon historinë e një familjeje nga Beogradi dhe vuajtjet që ata përjetojnë mes sanksioneve ndërkombëtare dhe hiper-inflacionit në Serbi gjatë luftës në 1993.
Shtatë filma do të shfaqen gjithashtu si pjesë e programit Ballafaqimi me të Kaluarën i festivalit, i cili trajton çështje të pazgjidhura nga luftërat në ish-Jugosllavi.
Midis tyre është “Bullets over Marseille” nga regjisori Gordan Matiç, i cili flet për vrasjen e mbretit Aleksandër I të Jugosllavisë në 1934.
“Programi do të mbyllet me premierën botërore të një filmi me regji të Maysoon Pachachi – “Our River…Our Sky”, i cili na jep mundësinë ta shohim botën nga perspektiva e qytetarëve të zakonshëm të Bagdadit që presin një konflikt të ri. Filmi është një portret i një jete njerëzore në mes të pasigurisë së vazhdueshme”, thuhet në faqen e internetit të festivalit.
Festivali do të vazhdojë deri më 20 gusht. Shumë nga filmat në program mund të shikohen edhe në internet në faqen e internetit Kino Meeting Point./balkaninsight/


