Bota

Festë pa turistë, Betlehemi përgatitet për Krishtlindjet e dyta në pandemi

Sheshi Manger ishte thuajse bosh këtë të premte, kur Betlehemi, i njohur si vendlindja e Jezusit, nisi celebrimet për festën e Krishtlindjeve. Por, ashtu si vitin e kaluar, kufizimet nga pandemia koronavirus dhe shfaqja e variantit të ri, Omicron, ka zbehur paksa atmosferën.

“Është viti i dytë në Betlehem që festojmë Krishtlindjet pa praninë e turistëve nga e gjithë bota. Çdo vit kemi festuar Krishtlindjet me besimtarë nga e mbarë bota. Shpresoj që vitin tjetër të kthehen turistët dhe besimtarët që të festojnë me ne”, u shpreh Rula Ma’ayah, ministre e Turizmit e Palestinës.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

“Shpresojmë që të kemi sukses dhe ta mbajmë situatën shumë të qetë, paqësore dhe të mos kemi njerëz të infektuar me virus si rezultat i procedurave që po ndërmarrim në sheshe dhe rrugët e qytetit”, tha Anton Salman, kryebashkiak i Betlehemit.

“Atmosfera është e trishtë, nuk është si vitet e kaluara kur turistët vinin në masë këtu në Betlehem. Koronavirusi dhe varianti I ri na ka dëmtuar ne, shumë madje”, tha Bashiral-masri, banor i Betlehemit.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Banorët shpresojnë që lëvizja të mos kufizohet për festa, por Izraeli ka mbyllur kufijtë për të huajt deri në fund të dhjetorit për të parandaluar përhapjen e Omicron. Pavarësisht kësaj, celebrimet në qytezën ikonike nuk do të ndalen. Patriarku latin i Jeruzalemit, Pierbattista Pizzaballa do të drejtojë festimet e kufizuara të këtij viti. Në meshën tradicionale të mesnatës në Kishën e Lindjes, do të mungojë presidenti i Palestinës, Mahmou Abbas, i cili ka qenë vazhdimisht prezent./a2/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *