BallinaBota

Festë e paligjshme në Francë, frikë për një valë të re infektimesh me Covid-19

Ka zgjatur 36 orë në Lieuron, në veri perëndim të Francës, një festë e paligjshme e organizuar për ndërrimin e viteve, nëtë cilën morën pjesë më shumë se 2500 persona që vinin nga i gjithë vendi por dhe nga jashtë.

Prefektura e qytezës u shpreh për Le Figaro se nuk ka pasur asnjë ndërhyrje të forcave të rendit, France 24 raportoi për përplasje të dhunshme mes pjesëmarrësve në festë dhe forcave të rendit. Tre agjentë policie kanë mbetur të plagosur.

Ndërkohë janë plotësuar 1600 denoncime, dhe gjoba prej 135 eurosh për çdo denoncim për shkak të shkeljes së orës policore. Shtatë persona janë ndaluar nga policia dhe shumë të tjerë janë shpallur në kërkim.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Pjesëmarrësit që vinin dhe nga jashtë vendit kanë paguar hyrjen në këtë festë pasi kishin prenotuar disa javë më parë. Në një moment që autoritetet paralajmëronin që të mos kishte grumbullime as brenda shtëpive, dhe banorët nuk duhet të dilnin, në festë është shkelur çdo rregull anti-Covid.

Ministri i brendshëm francez i cili ka vendosur në gatishmëri 132 mijë agjent në të gjithë vendin për të respektuar orën policore me rastin e festave të fundvitit, u shpreh se janë marrë të gjitha masat për të rivendosur normalitetin në zonë.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Prokurori i çështjes konfirmoi se në vend është gjetur një sasi e madhe droge, e llojeve të ndryshme. Gjithashtu janë arrestuar dy organizatorët 22 vjecarë të festës. Tashmë frika është se kjo festë do të shkaktojë një valë të re infektimesh në Francë dhe jo vetëm. Janë më shumë se 200 persona të cilët morën pjesë në festë dhe janë larguar tashmë jashtë vendit.

Rruga Press

YouTube player