Lajme

Festa e Sulltan Novruzit, urimi i Baba Mondit: Lutemi që lufta në Ukrainë të mbarojë, kryegjyshata botërore e hapur për të mirëpritur familjet në nevojë

Kryegjyshi botëror i bektashinjve, Baba Mondi ka mbajtur fjalën e tij në festimet e ditës së Sulltan Novruzit. Lutjet e kryegjyshit botëror kanë shkuar për luftën në Ukrainë.

Ai thotë se lutet që lufta të përfundojë dhe se kryegjyshata e familjet bektashiane do të jenë të hapura për të pritur njerëzit në nevojë.

Gjithashtu, lutjet s’kanë munguar as për Shqipërinë, ku urimi i Baba Mondit ishte që ditët të jenë sa më të begata dhe të mbizotërojë shpresa.

Lexo më shumë  Konjufca: Dhuna ndaj grave nuk luftohet vetëm me institucione

“Lutemi që lufta në Ukrainë të përfundojë. Familja duhet të jetojë e lumtur dhe jo e ndarë. Imam Aliu thotë, mos u bëj rob i të tjerëve kur Allahu të ka lindur të lirë.

Me këtë mesazh lutjeje, ju siguroj që Kryegjyshata do të ketë derën e hapur për familjet në nevojë. Zemrat e bektashinjve do të jenë të hapura për këtë popull. Ne jemi shpirtërisht me zemër pranë njëri-tjetrit, mbi të gjitha për t’u gjetur sa më parë atyre që humbën strehën dhe sofrën në luftë.

Lutjet tona shkojnë për Shqipërinë, që begatia, harmonia e shtruar këtë ditë të begatë të mos mungojë. Ne po rrëfejmë dhe kemi bashkuar dy familjet, duke lutur për të dhënë forcë dhe shpresë.

Lulëzimi i kësaj dite të re të lulëzojë shpresa të reja. Ndihmo që të ndihmohemi, Imam Ali, Zoti ju bekoftë të gjithëve Amin!”, tha Baba Mondi.

Lexo më shumë  Murati publikon grafikun për kontratat 'njëburimore' ndër vite: Numri i kontratave njëburimore në mandatin tonë është përgjysmuar

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *