Lajme

Ferronikeli i privatizuar nga Samir Mane ndërpret punën/Ministri Hekuran Murati: E ka mjelë fitimin pronari i ri

Ministri i Financave në Kosovë, Hekuran Murati, i tha deputetit të PDK-së se partia e tij është fajtorja kryesore për privatizimin e asetit publik, kompanisë “Ferronikeli”.

Ai u shpreh se tani që kjo kompani, tashmë private, ka ndërprerë punën nuk mund të kërkojë ndihmën e shtetit, sepse kompania nuk i ndan fitimet e saj me shtetin.

Lexo më shumë  Rama nuk dorëzoi Ballukun, Ambasada gjermane: Ndjekja penale e korrupsionit në rang të lartë, kusht për procesin e anëtarësimit në BE

“E ka mjelë fitimin pronari i ri”, u shpreh ndër të tjera ministri Murati .Pronar i Ferronikelit është Balfin Group, i themeluar dhe në pronësi të miliarderit Samir Mane.

Fabrika e “Ferronikelit” ka ndërprerë punën për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike në tregjet globale.

Kjo kompani ka raportuar se ka mbi 800 punonjës dhe është përgjegjëse për të paktën 1500 punëtorë të tjerë të lidhur me furnizimin e fabrikës me lëndë të parë dhe logjistikë në Kosovë dhe Shqipëri.

Lexo më shumë  Policia reagon ndaj dezinformimit të portalit të Lirim Mehmetajt: Iu bëjmë thirrje qytetarëve të mos bien pre e këtij manipulimi

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *