Fermerëve të Beratit u kalben domatet, fajësojnë farën: Jemi të falimentuar
Këto pamje dramatike vijnë nga Kutallia e Beratit.
Në serat e fermerëve, domatet Ozgan janë duke u kalbur.
Ata shprehen se më këtë situatë janë të falimentuar.
“Janë të mbaruar të gjithë fshatarët komplet.”
Miliona lekë investime, jo vetëm që nuk po kthehen në fitime, por thonë se nuk po arrijnë që të sigurojnë as shpenzimet.
“Jemi të gjithë të kredhur, nuk kemi çfarë bëjmë.”
Gishtin e drejtojnë nga shteti për shkak të mungesës së kontrollit të Farërave.
“Fajin e kanë farat, nuk e kanë plehrat dhe vapa.”
Të gjendur në këto kushte, shprehen se kanë vetëm një rrugë.
“Do të marrim çantat e do të ikim nga këtu.”
Fermerët në Fier, Lushnje e Berat prej muajsh e kanë ngritur shqetësimin e farës Ogzan ku qindra prej tyre nuk kanë marrë prodhim.
Por protestave të tyre ministria i është përgjigjur duke u ngarkuar fajin.
Sipas raportit të këtij institucionit problemet për këtë situatë ishin ndryshimet klimatike dhe afati i mbjellës së farës dhe madje moskujdesja nga ana e fermerëve.