Lajme

Fermerët që shkaktojnë zjarrëvenie të qëllimshme, do të përjashtohen për 3 vite nga subvencionet dhe grantet

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka thënë se kushdo nga fermerët që shkakton zjarrëvenie të qëllimshme në parcelat e punueshme do të përjashtohet në programet e ardhshme për tri vjetët  e ardhme në aspektin e subvencionimit të granteve.

Këtë e ka bërë të ditur pas mbledhjes së Qeverisë në një konferencë për media. Peci ka thënë se djegia e hamulloreve është e dëmshme sepse shkakton efekte negative, ndikon në ndotjen e mjedisit.

“Dua të përsërisë njërin prej apeleve që e kam dhënë edhe më shumë, është prezenca e zjarreve që po dëmtojnë pyjet e Kosovës në disa zona dua të përcjell mesazhin te kategoria e fermerëve dhe me atë që merret me aspektin e zjarreve. Kushdo që shkakton zjarrëvenie të qëllimshme në parcelat e punueshme do të përjashtohet në programet e ardhshme për tre vitet e ardhme në aspektin e subvencionimit të granteve. Jemi në koordinim me ministrinë përkatëse, dhe me inspektorët e mjedisit dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme”, ka thënë Peci, teksa tregoi edhe për dëmet që shkaktohen nga zjarrvënia. “Zjarrëvenia është e kundërligjshme është e dënueshme varfëron tokën dhe shkakton dëme të pakthyeshme në aspektin mjedisor por dhe material. Djegia e hamulloreve është e dëmshme sepse shkakton efekte negative, ndikon në ndotjen e mjedisit por edhe në aspektin e florës dhe faunës. Në shumë raste po rrezikohen edhe pronat afër zjarreve. Personat e papërgjegjshme që po ndezin hamulloret duke menduar gabimisht që kjo po lehtëson punën në bujqësi është pikërisht e kundërta sepse kjo dukuri shkakton mikroorganizma dhe materiale ushqyese të dobishme në aspektin e prodhimit bujqësor”.

Lexo më shumë  Kamberi: Serbia po pengon realizimin e ndihmës së Qeverisë së Kosovës për shqiptarët e Luginës

Rruga Press

YouTube player