KryesoreLajme

Fermerët protestojnë në Maliq të Korçës, shkak mungesa e tregut për prodhimet vendore

Fermerët po protestojnë në Maliq, për shkak të mungesës së tregut për prodhimet e tyre bujqësore. Ata janë grumbulluar së bashku me mjetet buqësore në rrugën hyrëse të fshatit Drithas.

Fermerët nga fshatrat e fushës së Korçës janë grumbulluar pasi thonë se po përballen me mungesën e tregut. Për shkak të mungesës së subvencioneve sipas tyre prodhimi del me kosto më të lartë ndaj ata konkurrohen nga prodhimet që futen nga jashtë.

Lexo më shumë  SHBA dhe Japonia zhvillojnë stërvitje të përbashkët ajrore pas patrullave Kinë-Rusi

Fermerët thonë se i gjithë prodhimi i qepës, patates, misrit dhe grurit ka mbetur stok. Mes tyre dhe policisë ka pasur tensione e përplasje.

Rruga Press

YouTube player