Lajme

Fermerët: Po marrim borxhe. Çmimet e larta të farave, plehrave kimikë

Fermerët e fshatit Grecalli në Fier, kanë lënë pas dore të mbjellat e pranverës, për shkak se nuk kanë mundësi që të përballojnë kostot e larta të punimit të tokës, farave dhe plehrave.

Ata shprehen se janë në mëdyshje për mbjelljet, sa kohë që kostoja për to është shumë më e lartë se fitimi që ata marrin nga produktet që shesin.

Fermerët kërkojnë ndërhyrjen e shtetit, pasi në të kundërt ekonomitë e tyre familjare janë drejt falimentit. Një shqetësim serioz mbetet çmimi i plehrave dhe farërave, që në krahasim me vitin e kaluar është dyfishuar.

Lexo më shumë  Tifozat Kuq e Zi: Organizimi i Evropianit U21 me Serbinë, është akti më i turpshëm që bëhet në emër të tifozëve shqiptar nga Federata Shqiptare e Futbollit

Disa nga fermerët u shprehën për Fax News: 

-Ka nga ata që e kanë dhënë me qera tokën dhe nuk e kanë punuar fare. Është mbjellë grurë por jo aq, ka pasur rendiment të ulët gruri, unë kam mbjellë 3 dynym sa për vete. Plehu është shumë shtrenjtë, ai pensioni im është sa për ilaçe, ne do marrim borxh që të shkojmë te një mik, te një shok.

Mirë është që të futet qeveria në mes, ka shkuar dapi me 130, është rritur çmimi i punimit me traktor, me 5 mijë lekë për dynym. Po ta bësh llogari, misrin që do të mbjell unë, nuk do të marr asnjë fitim.

-Unë personalisht kam mbjellë 5 dynym grurë, duhet të plasim për të mbjellat pranverore, fara ka shkuar shumë shtrenjtë, edhe farat. Grurin e kemi mbjellë tani. Frikë nga lufta kanë të tërë, por ama duke u mobilizuar shteti, që të flasë për bujqësinë, nuk e kemi dëgjuar njëherë ministren që të flasë për këtë.

-Grurë dhe misër e kemi mbjellë tokën, na vrasin shumë punimet, ja tek e ka traktorin ky, është shumë shtrenjtë edhe nafta.

Rruga Press

Lexo më shumë  Raporti i Gallup, Kurti: Dëshmi e progresit tonë të vazhdueshëm shoqëror dhe institucional gjatë viteve të fundit
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *