Lajme

Rrënimi nga Ballkani i Hapur: Mbështetja për fermerët në Shqipëri, 3 euro për hektar dhe 42 euro për hektar për monitorimin e bujqësisë

Monitor sjell disa të dhëna tronditëse nga Organizata e Ushqimit e Kombeve të Bashkuara (FAO). Sipas FAO, fermerët në Shqipëri marrin një mbështetje direkte nga shteti, 18 herët më të ulët se vendet e tjera të rajonit.

Fermerët shqiptarë marrin mbështetje direkte vetëm 3 euro për hektar, ndërsa 42 euro shkon për institucionet dhe ente që merren me monitorimin e bujqësisë, në një kohë që në vendet e tjera, shumica e fondeve shkon direkt tek fermerët.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

P.sh., në Bosnjë, fondi për zhvillimin rural është 66 euro për hektar, 60 euro shkojnë për mbështetje për fermerin dhe pjesa tjetër, administrim.

Në Kosovë jepen gjithsej 69 euro/ha si mbështetje e drejtpërdrejtë për fermerin dhe 54 euro të tjera shkojnë për administrim. Në BE, nga 446 euro/ha për zhvillimin rural që u dhanë mesatarisht më 2018, 274 euro shkuan për mbështetje direkte tek fermerët.

Në vitin 2018, vendet e Ballkanit Perëndimor dhanë mbështetje direkte tek fermerët 53 euro/ha, ndërsa Shqipëria vetëm 3 euro/ha, ose 18 herë më pak, evidentoi FAO.

Vlerësimi i fundit i FAO-s për bujqësinë shqiptare evidenton se Shqipëria çon shumë pak fonde publike të bujqësi, teksa ka një strukturë të përkeqësuar të përdorimit të tyre, pasi fondet nuk shkojnë aty ku duhet, mbështetje direkte tek fermerët.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *