Bota

Fermerët në Itali i bashkohen protestave evropiane kundër politikave të BE-së

Organizatat e fermerëve në Itali nisur sot lëvizjen e protestës kundër politikave të kufizimeve bujqësore të BE duke demonstruar në qytetet më të mëdha të vendit.

Sot në qytete si Roma, Bologna, Firence, Milano e Napoli u mbushën me traktorë që erdhën nga autostradat drejt qendrave, raportojnë mediat, ndërsa autoritetet paralajmëronin për bllokime lokale të trafikut por nuk pritej dhunë.

Zhvillimi vjen teksa fermerë në Rumani, Francë e Gjermani vijojnë protestën me karvanët e tyre kundër reformave mjedisore të BE që kanë shkurtuar subvencionet e tyre dhe rritur kostot e prodhimit duke i nxjerrë jashtë tregu.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

Në Rumani fermerët kanë bllokuar prej gati një jave rrugët kryesore me traktorë e kamionë, kundër politikave të reduktimit të subvencioneve dhe rritjes së kostove të sigurimit të makinerive.

Në Gjermani fermerët janë në rrugë prej dhjetorit pas reduktimeve të ndihmës nga qeveria federale, e cila më pas u tërhoq duke e bërë më gradual ndryshimin.

Në jug të Francës protesta masive vijojnë prej ditësh teksa qeveria nuk ka reaguar ndaj kërkesave të fermerëve. Një takim pritej sot mes kryeministrit francez me sindikatat e operatorëve bujqësorë FNSEA.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Fermerët evropianë thonë se politikat e BE për “eko-tranzicionin” i heqin atyre aftësitë e konkurrencës dhe të fitimit, duke detyruar blerjen e produkteve bujqësore të lira nga vende që kanë standarde shumë më të ulëta./Euronews.com/

Rruga Press

YouTube player