Lajme

Fermerët i kthehen Gjergj Lucës: Ne s’pastrojmë lekët e shefit,sa ke borxh?

Biznesmeni i preferuar i Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama, Gjergj Luca, sot i cilësoi të gjithë fermerët në Shqipëri si barbona. Ata që mesa duket janë kthyer në një shqetësim për “shefin” e tij, janë bërë edhe armiqtë e Lucës, edhe pse nuk kërkojnë asgjë më shumë nga ç’ju takon; ndihmë nga shteti. Ndërsa prej javësh, fermerët e myzeqesë protestojnë, Luca i quajti disa “barbonë“, që përveçse protestojnë janë edhe mosmirënjohës.

Fermerët i janë kundërpërgjigjur Lucës. Alban Çakalli, fermeri nga Mamurrasi, i ka drejtuar një pyetje të thjeshtë, që nuk do t’i kushtojë shumë kohë për një përgjigje.

Nje pyetje kam per Gjergjin, qe i quan fermeret barbona: Sa para i ke borxh firmes italiane te prodhimit te litareve te peshkimit? Jam nje nga ata fermeret qe kam protestuar. A e di se je ne listen e biznesmeneve italian si Barbon?!,”-shkruan ai në Facebook.

Lexo më shumë  Murati për subvencionimin e tarifave të energjisë: Plotësoni numërin e saktë të pjestarëve të familjes

Ndërsa nuk ka mbetur pas as fermeri tjetër, Ervin Resuli nuk i ka bërë asnjë pyetje të vështirë, të cilës ndoshta Luca nuk i kthen dot përgjigje. Por i ka folur për atë procesin shumë të rëndësishëm, ku do të konkurojnë “barbonat” me vendet e tjera të rajonit; Open Ballkan. Resuli shkruan se fermerët janë të vetmit që punojnë dhe nuk marrin atë që meritojnë, pse? Sepse nuk pastrojnë paratë e askujt, duke thumbuar Lucën. Por ndoshta ky i fundit as kësaj nuk do t’i përgjigjet.

“Te degjoje sot elozhet per shefin dhe shefen e tij eshte per te ardhur keq se ku e kane ulur koken sot  sipermarrsit tane. Ngreme gjithmone pikpyetje pse te huajet nuk preferojne Shqiperine per investime? E thjeshte nuk lepihen dot!  Po e degjoja me vemendje se mos thoshte dicka per paketen fiskale qe eshte bere si leter higjenike, ku ne 4 vjete esht nderruar 6 here. Jo asnje fjale… As per fermeret/blegtoret  shqiptare qe jane me te diskriminuarit e rajonit, imagjeno do te konkurojne ne OPEN BALKAN.  Z.Luca ne “barbonat” e bujqesise nuk pastrojme lek, lavatricet tuaja qe pastrojne leket e shefit duhet mbeshtetur!,”-shkruan Resuli.

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

Presim përgjigjet e Lucës, që mesiguri nuk do të jenë të nivelit të asaj shtrese që lufton më së shumti për të ardhurat e saj. Tek e fundit asnjë fermer në Shqipëri nuk pret dot për dreka e darka pushtetarët.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *