Lajme

Fermerët e Lezhës pa treg, objekti që kushtoi 60 milionë lekë të reja nuk u përdor

Objekti i ndërtuar në Lezhë unë vitin 2008, me një fond prej 600 milionë lekë të vjetra për tu përdorur si treg ushqimor.

Por pavarësisht kostos së lartë financiare, objektin 8 mijë metra katrorë, nuk ka shërbyer asnjë ditë deri sot, për qëllimin për të cilin u ndërtua.

Në mungesë të një tregu, fermerët detyrohen ti shesin artikujt bujqësorë buzë rrugës e autostradës.

Nënkryetari i Bashkisë Lezhë Ermal Pacaj thotë se ka një ngërç të pazgjidhur me këtë objekt.

Lexo më shumë  Vitia përuron në spitalin e Prizrenit shërbimin më të ri shtetëror falas, kardiologjia intervente

“Problemet me objektin janë deri në këto momente të pazgjidhura, por jo të pazgjidhshme. Ne kemi punuar që ta regjistrojmë objektin si asetin tonë, sepse ai objekt deri tani nuk është regjistruar si aseti jonë, për shkak të problematikave që ka pasur më përpara.”

Deri në vënien në funksion të tregut agroushqimor, duke nisur nga muaji janar i vitit që vjen Bashkia Lezhë u ka lënë fermerëve në dispozicion çdo të dielë sheshin kryesor të qytetit.

Lexo më shumë  James Rubin: Qëllimi afatgjatë i normalizimit Kosovë-Serbi nënkupton njohjen

“Një zgjedhje të ndërmjetme që kemi menduar, deri sa të kemi një treg totalisht funksional. Nga janari i vitit që vjen në sheshin e Lezhës do fillojë tregu i së dielës, i cili do të jetë sipas produkteve stinore.”

Rajoni i Lezhës është një zonë bujqësore me rendiment të lartë në këtë sektor, por problem mbetet fakti se nuk ka ambient për ekspozimin dhe shitjen e prodhimeve./ora/

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *