Bota

Fermerët arrijnë fitoren e parë pas protestave, Von der Leyen tërheq ligjin për reduktimin e pesticideve në BE

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen njoftoi tërheqjen e një ligji që synonte të reduktonte përdorimin e pesticideve në të gjithë Bashkimin Evropian, duke shënuar humbjen e parë të asaj që njihet si “Marrëveshja e Gjelbër”.

Rregullorja e Përdorimit të Qëndrueshëm (SUR) u paraqit për herë të parë në qershor 2022 me qëllimin për të ulur përgjysmë përdorimin e pesticideve deri në vitin 2030. Ajo parashikonte gjithashtu ndalimin total të këtyre produkteve në zona të ndjeshme, si hapësirat e gjelbra urbane dhe promovoi përdorimin e alternativave me rrezik të ulët.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Pesticidet kimike të përdorura për të ruajtur rendimentet e të korrave konsiderohen si një burim kryesor i ndotjes dhe janë lidhur me shkatërrimin e biodiversitetit, ujin me cilësi të dobët, tokat e degraduara, rezistencën ndaj dëmtuesve dhe sëmundjet kronike.

Vendimi i Von der Leyen vjen mes një reagimi në rritje të krahut të djathtë kundër Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane dhe protestave të përhapura të fermerëve në gjithë Europën, të cilët, mes ankesave të tjera, u ankuan për barrën e krijuar nga rregullimi mjedisor.

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
YouTube player