Feraj: Lajmet ruse që nxijnë Kosovën dhe lajmet e shqiptarëve që nxijnë Kosovën
Shkruan Hysamedin Feraj
Gjithë ajo Rusi, gjithë ai vend i madh, dhe arrin të fusë në internet vetëm 3000 artikuj që nxijnë Kosovën!
Ne, ky vend kaq i vogël, dhe prej tij vetëm një pakicë fare e vogël, arrin të fusë në internet disa herë shumëfishin e atij numri me artikuj që nxijnë Kosovën!
(Ushtria e Kosovë s’ka bukë me hangër; policia e Kosovës ushtron terror kundër pakicës serbe; qeveria ka acaruar marrëdhëniet me Serbinë dhe ka rritur tensionet në rajon; qeveria nuk bën asnjë punë, veç prodhon filma; për katër vite korrupsioni lulëzoi si asnjëherë më parë; të gjithë duan të ikin nga ky vend ku nuk jetohet; mërgata, “të ikurit” tashmë, është pjesa më e pa mend e popullit, një turmë “gërnaçësh”; popullsia brenda pothuajse vuan urie: paguan çmimet më të larta dhe merr rrogat më të ulta në botë; subjekti që ka fituar zgjedhjet nuk i lejon humbësit të krijojnë qeverinë…
S’mund të ketë më keq se Kosova, edhe pse thuhet e keqja s’ka fund).
P.S.: Çdo ngjashmëri me tregimin – narrativin – rus për Kosovën është rastësi.
Krenar për aftësinë tonë konkurruese në botë?
Rruga Press

