Lajme

Fenomeni “Erozion Eror” prek Shqipërinë, stuhi e pazakontë rëre në fushëgropën e Korçës

Në fushë-gropën e Korçës vijon prej dy ditësh fenomeni “Erozion Eror”, që krijon stuhi rëre për shkak të shkëputjes së grimcave të tokës dhe shkëmbinjve.

Grimcat e pluhurit të mbartura nga erërat formojnë depozitime që kur ngrihen në ajër i përngjajnë mini-tornadove.

Ky fenomen dëmton jashtëzakonisht shumë tokat bujqësore, sidomos ato torfike.

Lexo më shumë  Kurti: Eksporti i shërbimeve të TIK-ut është rritur për 386% në katër vitet e fundit

Pas tharjes dhe bonifikimit të kënetës së Maliqit, u krijuan brezat pyjorë me qëllim që të parandalonin këtë fenomen.

Por brezat pyjorë me plepa nuk janë më dhe për pasojë është rishfaqur sërish ky fenomen. Nuk dihet ende nëse diçka e tillë dëmton edhe organizmin e njeriut.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  FSK forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e 138-ta në botë