Lajme

Fenomeni “El Nino” në Shqipëri

Teksa këto ditë moti ka qenë plot surpriza, meteorologia Lajda Porja shpjegon se tashmë ka nisur fenomeni “El Nino”, i cili karakterizohet nga stuhitë tropikale, temperatura të larta në rang global.

“Fundi i Qershorit, pra ditët e fundit të Qershorit sjellin një përmirësim të lehtë të motit sa i përket reshjeve, ka një ndërprerje të reshjeve por mbeten temperatura jo shumë të larta, rreth vlerës 30-31. Do të jetë Korriku i cili do të shënojë pikun e temperaturave të larta. Nëse flasim për stuhi tropikale do t’i kemi prezente gjatë kësaj vere, pra edhe në Korrik edhe në Gusht, do të kemi herë pas here këto mini-stuhitë e breshrit, erë të fortë dhe rrebeshe të cilat zgjasin rreth 60 minuta dhe pastaj të kemi sërish diell.

Lexo më shumë  Funksionalizimi i nënstaciont Ferizaj 3, Rizvanolli: Ky investim mundëson furnizim të sigurt dhe të qëndrueshëm

Nuk do të jenë çdo ditë sikundër i kemi patur në Qershor, por do të jenë të shpërndara në mënyrë sporadike. Duke qenë se tashmë kemi startuar fenomenin e El Nino-s do na duhet që të presim që në vitet pasardhëse, 2024, 2025 dhe me radhë të jenë vite shumë të nxehta sepse sapo ka startuar ky fenomen pasi kemi qenë nën efektin e fenomenit La Nina, tani do futemi rreth fenomenit El Nino i cili sjell temperatura të larta dhe sidomos viti pasues, pra duke filluar që nga fundi i 2023, fillimi i 2024 ne do kemi temperatura më të larta mesatare vjetore, por jo vetëm Shqipëria, është në rang global”, u shpreh Porja.

Lexo më shumë  Osmani takon deputetin Klein, flasin për marrëdhëniet Kosovë-Gjermani

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *