Opinion/Aktualitet

Feministet e Putinit

Nga Enver Robelli

Alice Schwarzer, ikona e feminizmit gjerman, ka lansuar një letër të hapur ku bën thirrje që Gjermania të mos i dhurojë armë të rënda Ukrainës. Ajo thotë se bota nuk ka nevojë për heronj, duke aluduar kështu në presidentin ukrainas Vollodimir Zelenski. Në letër bëhet thirrje për “kompromis mes dy palëve” – domethënë as që merret mundimi të bëhet dallimi mes viktimës dhe agresorit.

Lexo më shumë  Një idiotizëm i ri politik: "grusht shteti" i qeverisë kundër opozitës

Alexandria Ocasio-Cortez, edhe kjo një ikonë feministo-majtiste e Partisë Demokratike të Amerikë, ka votuar kundër një ligji të propozuar nga presideni Joe Biden, i cili parasheh që pasuria e konfiskuar e oligarkëve të Kremlinit t’i jepet Ukrainës për të financuar mbrojtjen e saj. Alexandria Ocasio-Cortez me qejf pozon me fustanin “tax the rich”, por oligarkët rusë nuk dëshiron t’i lëndojë, me gjasë.

Kjo është hipokrizia e një kaste feministësh të salloneve. Tërë ditën mallkojnë “maskulinitetin toksik” të burrave, e në mbrëmje përqafojnë politikat e një figure toksike si Vlladimir Putini. Nga njëra anë angazhohen për të drejta të homoseksualëve, nga ana tjetër i bëjnë temena një homofobi të deklaruar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *