Bota

Fëmijët, ‘viktimat’ e jetës virtuale

Një grup ekspertësh dhe aktivistësh nga të pestë kontinentet iu drejtuan krijuesit të Facebook-ut dhe Instagram-it, Mark Zuckenberg, për t’i ndryshuar këto platforma në mbrojtje të fëmijëve.

“ALO 116111”, Linja për sigurinë e fëmijëve në internet në Shqipëri, iu bashkua thirrjes së 15 tetorit dhe shqetësimit të Aleancës Globale.

Mirgit Vataj, drejtues i Linjës Kombëtare, shprehet se “janë të shumta telefonatat që vijnë. Ato u përkasin kryesisht moshave 13-15 vjeç, që raportojnë raste të ngacmimit apo abuzimit seksual”.

Sipas një studimi të Shoqatës Kombëtare për Parandalimin e Mizorisë ndaj Fëmijëve (NSPC), “fëmijët janë më të prekurit se kurrë nga rrjetet sociale”.

Lexo më shumë  Foshnja palestineze ngrin për vdekje në Gaza, ndërsa Izraeli vazhdon të bllokojë ndihmat

“1/3-ta e abuzuesve dhe manipuluesve të fëmijëve përdorin Instagram-in për rekrutim të viktimës”, thotë Shoqata.

Pothuajse 60 organizata, të sigurisë së fëmijëve dhe drejtuesit e sektorëve, të udhëhequr nga NSPC kanë shprehur shqetësime të mëdha mbi qasjen që ka Facebook për mbrojtjen e fëmijëve nga dëmtimet serioze.

Vataj hedh gjithashtu dyshimin se “në Shqipëri ekziston një rrjet pedofilësh dhe këtë ia kemi referuar edhe policisë”.

Aleanca globale i kërkoi Mark Zuckerberg-ut që në Facebook të publikohen studimet në lidhje me rreziqet me të cilat përballen fëmijët dhe të rinjtë në platformat sociale.

Kjo lëvizje erdhi pasi ish-punonjësja e kësaj platforme, Frances Haugen, zbuloi se si Facebook dështoi në vërtetësinë e provave të grumbulluara për ndikimin e Instagram në shëndetin mendor të vajzave adoleshente.

Lexo më shumë  “Përgatituni për luftë”, shefi i forcave të armatosura britanike lëshon paralajmërim të fortë teksa kërcënimi rus rritet

Përgjegjësja e Sektorit të Shëndetit Mendor në Shqipëri, Jonida Haxhiu, në një prononcim për AP-në thotë se “kërcënimet e mundshme ndaj fëmijëve në mediat sociale përfshijnë përmbajtje të papërshtatshme për moshën, shfrytëzimin seksual, mashtrimet dhe bullizmin kibernetik”.

Nëse ne i njohim rreziqet për fëmijët në mediat sociale, “mund t’i mbani ata më të sigurt në internet”, thekson ajo.

Eksperti i sigurisë kibernetike, Gëzim Hoxha, thotë për Albanian Post se “Aplikacionet e kontrollit prindëror po bëhen gjithnjë dhe më të avancuara për t’i ndihmuar prindërit të mbajnë nën kontroll aktivitetin digjital të fëmijëve të tyre”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *