Lajme

Fëmijët qajnë për shokun e ngushtë që u mbyt në lum, heshtje dhe trishtim në shkollën e 10-vjeçarit

Në shkollën 9-vjeçare “Ndrec Ndue Gjoka”, ku mësonte 10-vjeçari  që u mbyt ne lumin Fan, Mirditë ka pllakosur heshtja. Ngjarja tragjike ka tronditur nxënës dhe mësues në këtë shkollë. 10-vjeçari, i cili duhet të ishte sot në klasë, iu mungon shokëve të tij.

YouTube player

Gjendja e tyre psikologjike është mjaft e rënduar, ndërsa në këtë shkollë mësojnë dhe vëllai dhe motra e të miturit që është mbytur në lum.

Lexo më shumë  Muja i përgjigjet Bajramit: Nën autoritetin e saj janë nënshkruar 15 tenderë njëburimor, u avulluan edhe 529 mijë euro

Drejtori i shkollë, Frrok Lleshi shprehet i shokuar për ngjarjen. “Jemi tepër të hidhëruar. Ai ka qenë një fëmijë tepër i mirë, por situata e solli. Shkolla e përjeton shumë keq. Jemi të shokuar. Presim që ti gjendet trupi dhe ti bëjmë nderimet e fundit. Situata në shkollë është shumë keq. Kemi bërë orë edukative, psikologia është këtu, bashkë me stafin pedagogjik”, tha ai.

Lexo më shumë  Muja: Kontratat njëburimore janë përgjysmuar, propaganda e opozitës është e pabazë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *