KryesoreOpinion/Aktualitet

“Fëmijët do të vdesin”: OKB paralajmëron ndërsa kriza e ushqimit në Afganistan përkeqësohet

Miliona afganë, duke përfshirë fëmijë, mund të vdesin nga uria nëse nuk ndërmerren veprime urgjente për ta tërhequr Afganistanin nga pragu i kolapsit.

Drejtori Ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit (WFP) David Beasley, tha të hënën se 22.8 milionë njerëz, më shumë se gjysma e popullsisë 39 milionëshe e Afganistanit, po përballeshin me pasiguri akute ushqimore, “duke marshuar drejt urisë” krahasuar kjo me 14 milionë, vetëm dy muaj më parë.

“Fëmijët do të vdesin. Njerëzit do të vdesin nga uria. Gjërat do të përkeqësohen shumë,” tha ai në Dubai.

Lexo më shumë  Sveçla merr pjesë në Forumin e Salzburgut, thekson rëndësinë e sigurisë kufitare dhe bashkëpunimit rajonal

“Nuk e di se si miliona njerëz, e sidomos fëmijë, të vdesin me ritmin që po shkojmë, me mungesën e fondeve dhe me kolapsin e ekonomisë. Kriza e ushqimit, e përkeqësuar nga ndryshimet klimatike, ishte e tmerrshme në Afganistan edhe para marrjes së pushtetit nga talebanët. Por vendi u fut në krizë në gusht, pasi talebanët dëbuan një qeveri të mbështetur nga Perëndimi, duke bërë që donatorët të mbajnë miliarda dollarë ndihmë për ekonominë e varur nga ndihma. “Duhet t’i shkrini këto fonde në mënyrë që njerëzit të mbijetojnë,” tha Beasley.

Lexo më shumë  Kurti: Demonstratat e vitit 1981, ndër ngjarjet kyçe në historinë e Kosovës

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *