KryesoreLajme

Federata e Serbisë ka hequr flamurin e Kosovës nga Kongresi i UEFA-s

Federata e Futbollit të Serbisë ka reaguar të enjten duke thënë se ka hequr simbolet e Kosovës në Kongresin e 49-të të UEFA-s që po mbahet në Beograd.

Gjatë ditës së djeshme, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, postoi video nga Qendra e Kongresit “Sava” ku po mbahet ngjarja e UEFA-s duke prekur flamurin e Kosovës. Videoja u bë virale në rrjetet sociale.

Në reagim të enjten, Federata e Serbisë e ka akuzuar Ademin se u përpoq ta shfrytëzonte ngjarjen për interesa jofutbollistike. Tutje, ata bën të ditur se kanë hequr të gjitha simbolet që përfaqësojnë Kosovën.

Lexo më shumë  Rezalla, plagë e pashëruar: Kurti në 26-vjetor kërkon drejtësi për viktimat e gjenocidit

“Në Beograd sot po mbahet Kongresi i 49-të i UEFA-s, një nga ngjarjet më të mëdha në vendin tonë. Organizator i Kongresit është UEFA, ndërsa Federata e Futbollit të Serbisë është mikpritëse e figurave më të rëndësishme të futbollit në Evropë dhe në botë. Një hije u hodh mbi organizimin e jashtëzakonshëm, të cilën një pjesëmarrës i Kongresit u përpoq ta shfrytëzonte për interesa jofutbollistike. Ne reaguam së bashku, shpejt dhe me vendosmëri, dhe me përgjegjësi të plotë, informojmë opinionin se në Kongresin e UEFA-s sot në Beograd, nuk ka asnjë simbol dhe as flamur që përfaqëson të ashtuquajturën Kosovë”, thuhet në reagimin e tyre.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti i dërgon letër ngushëllimi familjes Xhepa

Federata e Serbisë u kërkoi falje qytetarëve “të cilët u lënduan nga lëshimi i organizatorit, e cila u korrigjua menjëherë”.

Paradoksi në fakt është se në fjalimin hapës, presidenti i UEFA-s, Aleksandar Çeferin, foli se si futbolli evropian po i bashkon popujt dhe po thyen kufijtë e vërtetë, duke përmendur Evropianin U21 që do të organizohet nga Shqipëria dhe Serbia.

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit