KryesoreLajme

FAZ: Rikthimi i Trumpit mund t’i hapë rrugë idesë së Thaçit, Ramës e Vuçiqit për ndarjen e Kosovës

Realizimi i projektit potencial të investimit të dhëndrit të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, Jared Kushnerit në Shqipëri dhe Serbi, mund të ketë pasoja të mëdha, ka raportuar mediumi gjerman “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

Siç raportohet, ish-i dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka luajtur një rol të rëndësishëm në arritjen e kësaj marrëveshjeje.

“Në atë kohë (v.j. sa ishte emisar i posaçëm), Grenell krijoji kontakte të mira me kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq. Ai nuk e fshehu faktin që dëshiron t’i kthejë këto marrëdhënie në ‘para’ që nga largimi nga politika: ‘Askush nuk duhet të kërkojë kurrë falje që dëshiron të fitojë para’, ka thënë Grenelli në një intervistë në Shqipëri për planet e tij në rajon”, thuhet në këtë artikull.

Lexo më shumë  SHBA kërcënon të mbyllë Starlinkun nëse Ukraina nuk do të nënshkruajë marrëveshje për mineralet

Më tej thuhet se për Ramën dhe Vuçiqin, një mbështetje e tillë mund të rezultojë e dobishme politikisht nëse Trumpi rikthehet në pushtet, veçanërisht me Grenellin si pjesë të administratës së tij.

Tutje është përmendur një “marrëveshje e planifikuar” midis Ramës, Vuçiqit dhe presidentit të atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi, për ndarjen e Kosovës.

“Kur Grenelli ishte i dërguari i Trumpit për Ballkanin, Rama, Vuçiqi dhe presidenti i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ishin në prag të ndarjes së Kosovës. Sipas një marrëveshjeje të planifikuar në atë kohë, e cila u përfol si një ‘shkëmbim tokash’, veriu i Kosovës do t’i kishte rënë Serbisë dhe jugu do të kishte tendencë drejt Shqipërisë”, thuhet në këtë tekst, duke shtuar se kjo marrëveshje u parandalua atëkohë.

Lexo më shumë  NATO planifikon të ndërtojë një tubacion aviokarburanti nga Gjermania në Poloni dhe Republikën Çeke

Artikulli shton se marrëdhëniet e mira tani me presidentin e ardhshëm të mundshëm të Shteteve të Bashkuara mund t’i hapin rrugën Ramës dhe Vuçiqit për të ringjallur planin e tyre origjinal.

Planet e investimit të Kushnerin në Shqipëri përfshijnë investime në resorte lukzose në bregdetin e Mesdheut, ndërsa në Beograd përfshin ndërtimin e një hoteli dhe një ndërtese me 1500 njësi banimi.

YouTube player