Bota

Fauci: SHBA do ti rikthehet normalitetit brenda dy muajsh

Nëse rritet numri i të vaksinuarve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund ti rikthehen  normalitetit në shkurt ose mars, tha në një deklaratë  Anthony Fauci.

“Shpresojmë që të rritet numri i vaksinuarve, deri në pikën kur Omicron do te bjerë në një nivel të ulët. Ne duhet të mbajnë në kontroll pandeminë, për të ruajtur shoqërinë, ekonominë  dhe stilin tonë të jetesës ”, theksoi Anthony Fauci.

Lexo më shumë  Dokumente të rreme: Si Rusia po përpiqet të mashtrojë me identitetin e ushtarëve të Koresë së Veriut

“Shpresoj që gjatë muajit shkurt dhe mars, pandemia do të jetë në kontroll”, theksoi ai, duke shtuar se nuk po bënte një parashikim, por duke shprehur mendimin e tij personal.

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar mbi 300 000 raste të reja të Covid-19 në ditë për herë të parë që nga fillimi i pandemisë. Fauci vuri në dukje se provat e fundit tregojnë se Omicron është më i lehtë se variantet e tjera.

Lexo më shumë  ‘Dexit’? E djathta ekstreme, AfD do që Gjermania të dalë nga BE

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *