Bota

Fauci: SHBA do kthehet në normalitet në shkurt ose mars, nëse rritet vaksinimi

SHBA- Eksperti kryesor i sëmundjes infektive Antony Fauci ka shpresat se SHBA do kthehet në normalitet në shkurt ose mars. Mediat e huaja raportojnë se Fauci beson në kthimin në normalitet këtë vit, por vetëm nëse rritet numri i amerikanëve të vaksinuar. Fauci gjithashtu vuri në dukje se provat e fundit tregojnë se varianti i omicron, i gjetur për herë të parë në Botsvana dhe Afrikën e Jugut në nëntor, është më pak i rëndë se versionet e mëparshme.

Lexo më shumë  Trupat e Koresë së Veriut marrin goditje të rëndë në përballje me Ukrainën

‘Shpresojmë se mjaft njerëz do të vaksinohen “deri në pikën kur omikroni do te bjerë në një nivel të ulët. Ne duhet ta mbajmë atë në shifra mjaft të ulëta për të mos prishur shoqërinë tonë, ekonominë tonë dhe stilin e jetës. Shpresoj që kur të arrijmë në shkurt dhe mars, do të jemi në atë nivel kontrolli,‘- tha Fauci.

Pandemia ka arritur nivele të reja tronditëse, e nxitur nga varianti omicron shumë ngjitës i koronavirusit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës po regjistrojnë më shumë se 300,000 raste të reja me COVID-19 në ditë për herë të parë që nga fillimi i shpërthimit dy vjet më parë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *