Bota

Fauci akuzon senatorin republikan për përhapje të dezinformatave

Zyrtari i lartë i SHBA-së për sëmundjet infektive, Anthony Fauci, ka akuzuar senatorin republikan, Rand Paul, për përhapje të dezinformatave dhe kërcënime për dhunë ndaj tij e familjes. Fauci deklaroi se kjo “luftë” po bëhet për shpërqendrim të publikut ndaj luftës kundër pandemisë së koronavirusit.

Paul, përkrahës i ish-presidentit Donald Trump, ka akuzuar Faucin se “injoroi këshillat e mira kundër pandemisë”, duke e quajtur gënjeshtar, nga maskat deri te përhapja e virusit.

Lexo më shumë  ‘Dexit’? E djathta ekstreme, AfD do që Gjermania të dalë nga BE

Në faqen zyrtare të internetit të Paulit u tha se zyrtari i çështjeve të sëmundjeve infektive ka njollosur shkencëtarë që nuk janë dakord me të.

“Ai po e bën këtë për arsye politike. Kjo shpërqendron nga ajo që ne po përpiqemi sot ta kapim pandeminë me të cilën po përballemi, s’është diçka imagjinare”, ka deklaruar tutje Fauci.

Në seancën dëgjimore të komitetit të shëndetësisë në Senat, Fauci shtoi se më 21 dhjetor ishte arrestuar një person në Iowa, i cili ishte nisur që ta vrarë atë, “pas nxitjeve nga Paul”.

Lexo më shumë  ‘Dexit’? E djathta ekstreme, AfD do që Gjermania të dalë nga BE

Rruga Press

YouTube player