Opinion/Aktualitet

Fati politik i Edi Ramës është i lidhur prej kërthize me Vuçiqin

Shkruan Ervin Goci

Mund ta kem gabim, nuk kam shumë informacione eksluzive, se as statusi nuk ma ka lejuar, ama një gjë fare e thjeshtë që pëlcet, nuk më duhet shumë fantazi për ta kuptuar: fati politik i Edi Ramës është i lidhur prej kërthize me Vuçiqin dhe më konkretisht me “asociacionin”, si fitore politike e Vuçiqit.

Lexo më shumë  Mozaiku i Tiranës dhe Kupola Mbrojtëse: Mbrojtje apo Mbivendosje?

Kjo është e qartë si drita e diellit.

Tani nuk ka më me gjasme, gjithçka është sheshit. Atij do i mjaftonte legjitimiteti i brendshëm, të qenit i pranuar në Shqipëri për të mundur që ta luajë një rol dhe ndërkombëtarisht, problemi është se ai ka ekzistuar gjithmonë si zorrë qorre politike e domosdoshme, i futur kudo për të kryer funksione nga më të pistat.

Lexo më shumë  Tragjedi mbi tragjeditë/ Me gjithë tragjedinë e tmerrshme në Koçan, racizmi antishqiptar sllavomaqedon jo vetëm që nuk e humb fuqinë, por forcohet edhe ma shum

Thelbi në politikë është legjitimiteti, hiq atë dhe të shfaqet horrori politik që po na shohin sytë. Nese ka faktor serioz, me peshë dhe që e do vendin, duhet me patjetër, si mision, t’i dalë në mbeshtjetje Albin Kurtit dhe luftës së tij për mbrotjen e integritetit territorial të shqiptarëve të Kosovës dhe interesave të përjetshme të shqiptarisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqhrenfrdeit