Bota

Fati i vulës së PD-së/ Gjykata e Apelit tërhiqet për të marrë vendimin përfundimtar

Gjykata e Apelit është tërhequr në dhomën e këshillimit për të marrë një vendim lidhur me vulën e PD-së.

Pasi palët paraqitën kërkesat përfundimtare, tashmë pritet që Gjykata të dalë me një vendim final.

Avokati i grupit të Alibeaj ka kërkuar pushimin e çështjes ose rikthimin për rigjykim, ndërsa Ivi Kaso i Berishës mospranimin e anikimimit të Enkelejd Alibeajt.

Lexo më shumë  Pas fitorës së raundit të parë të zgjedhjeve nga kandidati anti-Nato, Presidenti i Rumanisë mbledh Këshillin e Lartë të Mbrojtjes për cënimet e sigurisë nga Tiktok-u

Tashmë çështjen e ka në dorë gjykata për t’i dhënë vulën PD-së që drejtohet nga Sali Berisha ose për t’ia lënë atë grupit të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.

Pritet që vendimi i sotëm të zgjidhë ngërçin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke përcaktuar se cili nga kampet do të regjistrohet për zgjedhjet vendore nën siglën e PD-së.

Rruga Press

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *