Sport

Fanellat më të shitura gjatë vitit 2021, kryeson Bayern Munich, ja renditja

Skuadra gjermane e ‘Bayern Munich’ është ekipi që ka shitur më shumë fanella gjatë vitit 2021.

Rezultatet e llogaritura nga “Euromerica Sport Marketing”, të certifikuar nga FIFA, zbuluan se Bayern shiti 3.2 milionë fanella, më shumë se çdo klub tjetër futbolli në Evropë.

Në vend të dytë renditet Real Madrid me 3 milionë fanella, ndjekur nga Liverpooli dhe Manchester United me 1.9 milionë.

Lexo më shumë  Gjiganti amerikan ESPN bën zgjedhjen: Kosova e mund sot Turqinë dhe futet në Botëror

Juventusi është skuadra e vetme italiane në klasifikim, duke u renditur në vendin e pestë me 1.42 milionë fanella të shitura.

Mungesat më të mëdha listë janë ndoshta Arsenali dhe Tottenham, të cilët nuk arritën të jenë pjesë e këtij klasifikimi.

Fanellat më të shitura gjatë 2021

Bayern Munich: 3.25 milionë
Real Madrid: 3.05 milionë
Liverpool: 2.45 milionë
Manchester United: 1.9 milionë
Juventus: 1.42 milionë
Barcelona: 1.34 milionë
Chelsea: 1.31 milionë
Borussia Dortmund: 1.22 milionë
PSG: 1.18 milionë
Manchester City: 1.09 milionë

Lexo më shumë  FODA: Objektiv kemi europianin - Tekniku i Kosovës ndjen keqardhje që nuk arriti të kualifikonte dardanët

Rruga Press

YouTube player