Fanella e Xhakës me mbishkrimin “Jashari”, i tërbon mediat serbe
Granit Xhaka do t’u mbetet gjatë në mendje serbëve, pas humbjes së sotme 3-2 kundër Zvicrës. Mesfushori shqiptar shkëlqeu për 90 minuta. Edhe pse u provokua gjithë ndeshjen, ai s’e humbi toruan.
Përkundrazi ruajti gjithçka për në fund. Me t’u mbyllur sfida, Xhaka shkoi dhe mori fanelën e Ardon Jasharit duke veshur fanelën e tij si për t’i kujtuar serbëve legjendarin Adem Jashari. Pikërisht për këtë veprim të tij, media në Serbi “Kurir” shkruan se ky është provokim i hapur nga kapiteni i Zvicrës dhe duhet dënuar nga FIFA.
“Provokimi më i keq i mundshëm i popullit tonë dhe kujtim i UDHËHEQËSIT TERRORIST të UÇK-së! Në fund veshi fanellën e Ardon Jasharit dhe e ktheu nga kamera dhe e përshëndeti. Këtë shumë do ta perceptojnë edhe si provokim sepse Jashari tjetër është shumë më i famshëm. Fjala është për themeluesin famëkeq të të ashtuquajturat UÇK-ja Adem Jasharit!”
Provokim i shqiptarit: Xhaka, turp, shqiptari provokoi futbollistët seb me lëvizja të pista
Xhaka ishte provokues! Ja çfarë bëri që inatosi futbollistët serb
Rruga Press