Familjari i Sabrina Bengajt: Përveç vrasësit, prokurori, gjykatësi dhe psikologu duhet të futen në burg
Qytetarë të Tiranës u grumbulluan sot në orën 18:00 për të protestuar mbi rastin më të fundit fatal të vrasjes së grave, vrasjen e Sabrina Bengajt nga ish-bashkëshorti i saj.
Në protestë morën pjesë shumë qytetarë, por aty morën pjesë edhe familjarë të Sabrinës.
Një familjar i saj u shpreh për mediat duke e konsideruar vrasje në të cilën kanë marrë pjesë shumë persona. Ai tha se vrasësi duhet të marrë dënimin maksimal, por kërkoi që të arrestohen edhe prokurori, gjykatësi dhe psikologu, i cili e shpalli kriminelin si person me probleme të shëndetit mendor, por që nuk përbën rrezik për shoqërinë.
Mbas këtij lirimi ai mori armën dhe e vrau ish-bashkëshorten e tij, siç u shpeh ai, me bukë në gojë. Prandaj, të gjithë pjesëmarrësit në lirimin e tij duhet të futen në burg.
“Armëmbajtje pa leje, kanosje dhe pengmarrje, thyerje e urdhërit të mbrojtjes, kundërshtim i forcave të policisë, janë katër nene të shkelura”, tha familjari i Sabrinës.
Në fund, ai falenderoi mediat dhe pjesëmarrësit në protestë.
“Falenderojmë mediat që i kanë dhënë bujë këtij rasti dhe pjesëmarrësit në protestë, kjo na ka dhënë ngushëllime dhe ndihmon në parandalimin e rasteve të ngjajshme.
©Rruga Press