Bota

Falimenton një degë e bankës ruse, Alfa Bank në Hollandë

Amsterdam Trade Bank, degë e bankës ruse Alfa Bank, e cila u godit nga sanksionet, ka bërë të ditur se ka falimentuar.

Sipas deklaratës, Gjykata Qendrore e Amsterdamit urdhëroi falimentimin e ATB-së, duke bërë që Banka Qendrore e Holandës (DNB) të aktivizojë një skemë të garancisë së depozitave për mbajtësit e llogarive.

Thesari i SHBA-së njoftoi më 6 prill se do të vendoste “sanksione të plota” ndaj Alfa Bank, bankës më të madhe private të Rusisë.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Si pjesë e këtyre sanksioneve, gjashtë filiale, duke përfshirë ATB-në, kanë pësuar kolaps total, raporton cnn.

Mbajtësit e llogarive në ATB do të mbulohen nga skema holandeze e garancisë së depozitave deri në një maksimum prej 10 mijë eurove për person.

Ndryshe, shuma e plotë e garantuar nga skema shkon në rreth 700 milionë euro.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *