KryesoreLajme

“Faleminderit Mërgatë”, ministrja Gërvalla thirrje diasporës për pjesëmarrje në aktivitetet e organizuara

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka falënderuar diasporën për pjesëmarrjen e tyre në aktivitetet “Faleminderit Mërgatë”, që nga ora 10:00 e mëngjesit në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Në një postim në Facebook, ajo ka pohuar se i mirëpresin të gjithë.

“Ejani dhe bëhuni pjesë e shumë aktiviteteve rekreative, promovuese dhe informuese, ku mund të shijoni ushqimet tona tradicionale dhe të regjistroheni në platformën e-diaspora”.

Lexo më shumë  300 trupa britanike mbërrijnë në Kosovë

“Festa do të vazhdojë deri në orën 18:00, kur do të nisë koncerti me artistë nga Kosova dhe mërgata jonë. Mos e humbisni këtë ditë të veçantë plot energji pozitive”, ka thënë Gërvalla.

Rruga Press

YouTube player