Lajme

Falë PDK-së së Uran Ismailit ligjet që ishin parakusht për anëtarësimin në SEPA janë bllokuar në Gjykatën Kushtetuese

Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi tashmë kanë nisur zyrtarisht pagesat në euro përmes zonës SEPA, ndërsa Kosova nuk është pjesë e saj.

E lidhur me këtë ka reaguar sot ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, i cili ka thënë se kjo është për shkak se ligjet që ishin parakusht për anëtarësim e që Kuvendi i pati miratuar në fund të vitit të kaluar, PDK-ja i ka bllokuar në Gjykatë Kushtetuese.

Lexo më shumë  Kurti pas homazheve: Rënia e tyre i dha hov UÇK-së e vetëbesimit popullor

Lexoni të plotë reagimin e Muratit:

A mundet me pyet dikush Uran Ismailin pse e kanë blloku Kosovën në SEPA?

Kosova po mbetet e fundit në integrim në SEPA, falë PDK-së e Uran Ismailit, sepse ligjet që ishin parakusht për anëtarësim e që Kuvendi i pati miratuar në fund të vitit të kaluar, PDK-ja i ka bllokuar në Gjykatë Kushtetuese.

Kjo nënkupton mbi 50 milionë euro në vit kosto shtesë të tarifave për transfere të parave për bizneset tona dhe për bashkatdhetarët tanë.

Kjo nënkupton mundësi më të kufizuara për startup-et tona për të depërtuar në tregje të huaja.

Të njëjtit sot garojnë nëpër komuna dhe duan të na tregojnë se si do t’ju ndihmojnë ndërmarrësve dhe të rinjve për zhvillim e punësim, kur në fakt sa herë që u është dhënë mundësia kanë penguar.

Rruga Press

Lexo më shumë  U inaugurua për fushatë pa kolaudim, tuneli i Murrizit ngre pikëpyetje për sigurinë
YouTube player