Facebooku ia ndalon policisë amerikane përdorimin e profileve të rreme për spiunim
Facebooku i ka kërkuar Departamentit të Policisë së Los Angelesit që të ndalojë krijimin e profileve të rreme për të kryer mbikëqyrje ndaj personave.
Kjo vjen pasi mediumit TheGuardian zbuloi se departamenti i policisë amerikane kishte punuar me një firmë teknologjike, duke analizuar të dhënat e përdoruesve për të ndihmuar në gjetjen e kriminelëve.
Facebooku tha se kjo është e ndaluar pasi që synim është “krijimi i një mjedisi të sigurt ku njerëzit mund të besojnë dhe të mbajnë përgjegjësi njëri-tjetrin”.
Facebook deklaroi se spiunimi i përdoruesve është kundër qëllimit të këtij rrjeti social.
Rruga Press