Bota

Facebooku do të detyrojë përdoruesit më të rrezikuar të aktivizojnë verifikimin me dy faktorë

Facebooku kërkon të sigurohet se përdoruesit më të rrezikuar nga hakerimi të mos humbasin llogaritë e tyre. Rrjeti social ka përditësuar programin e mbrojtjes që ishte dizajnuar për të ofruar funksionalitete ekstra të sigurisë për aktivistët e të drejtave të njeriut, politikanët, gazetarët dhe përdorues të tjerë të rrezikuar.

Kompania iu kërkoi atyre që janë pjesë e këtij programi të aktivizojnë verifikimin me dy faktorë. Uebsajti do të fillojë implementimin e rregullores së re në muajt në vijim në mbarë botën.

Lexo më shumë  Papa thotë se plani i Trumpit për të dëbuar emigrantët është “turp”

Për përdoruesit në SHBA do të hyjë në fuqi në shkurt. Facebooku testoi për herë të parë programin “Protect Back” në 2018-n për politikanët amerikanë përpara zgjedhjeve presidenciale të 2020-s.

Më pas programi u ofrua për më shumë përdorues dhe deri në fund të vitit do të jetë i disponueshëm në 50 vende të botës.

Deri tani 1.5 milionë përdorues janë regjistruar në program dhe 950 mijë prej tyre kanë aktivizuar 2FA.

Lexo më shumë  Revizionizmi dhe dezinhibimi: Perandoria e Trumpit në Doktrinën Marco Rubio

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *