Kuriozitete

Facebook pritet të ndryshojë përsëri algoritmin

Rrjeti social Facebook ka qënë në presion prej kohësh për algoritmin që përdor për promovimin e përmbajtjes. Facebook po teston opsione që përdoruesit mund të shikojnë përmbajtjet që pëlqejnë më shumë.

Platforma do që të rrisë numrin e postimeve të shokëve dhe familjes dhe të ulë numrin e postimeve të faqeve dhe grupeve te ndryshme. Facebook do që të bëjë opsionet e tanishme më të lehta për t’u përdorur

Kompania deklaroi që po e teston këtë azhornim në disa vënde të botës dhe përdorues. Gjithçka ndodh teksa disa senatorë amerikanë po përpiqen që të bëjnë një ligj ku rrjetet sociale nuk duhet të përdorin asnjë algoritëm që ndërhyn në përmbajtje.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *