KryesoreLajme

Fabrika e municionit mund të ndërtohet në pjesën perëndimore të Kosovës, paralajmëron Maqedonci

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqendonci, ka deklaruar se edhe pse ende janë duke vlerësuar për lokacionin e mundshëm për Fabrikën e Muncionit, opsioni më i mundshëm, sipas tij, është që kjo fabrikë të ndërtohet në zonën përendimore të vendit.

“Po vazhdojmë të vlerësojmë pozicionimin e kësaj fabrike. Normalisht për ne është shumë e rëndësishme që të ndërtohet në një vend të sigurt, jashtë rrezes së rrezikut që mund të vijë për këtë fabrikë. Dhe më e mundshmja është që të ndërtohet në pjesën perëndimore të vendit tonë”- tha Maqedonci në konferencë për media më 12.03.2025.

Lexo më shumë  Shqipëria dhe Bosnja, me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

Pjesa perëndimore e Kosovës është kryesisht e përbërë nga rajoni i Dukagjinit me qytetet më të mëdha Pejën dhe Gjakovën.

Më 27.11.2024, në Ditën e Forcës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte nënshkruar vendimin për themelimin e Komisionit Ndërministror për qëllim të vlerësimit dhe nisjen e procedurave dhe negociatave lidhur me hapjen e fabrikës së municionit dhe për laboratorët për dizajnimin e fluturakeve pa pilotë.

Kurti kishte deklaruar se ky hap është i domosdoshëm për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm Forcës të Kosovës.

“Një ushtri që për një kohë aq të shkurtër është armatosur kaq shumë sa kjo e jona, ka nevojë për ta siguruar dhe garantuar operancionalitetin e plotë dhe qëndrueshmërinë tërësore. Andaj me sot hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake” – kishte deklaruar Kurti.

Më 16.12.2025, Kosova kishte nënshkruar kontratë me kompaninë turke të armëve, MKE, për këtë Fabrikë.

Buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes në Kosovë është 207.8 milionë euro në vitin 2025, apo për 54 milionë euro më shumë se ai i vitit 2024.

YouTube player