BotaKryesore

Evropa propozon Zelenskyn dhe popullin ukrainas për çmimin Nobel

Politikanët evropianë kanë propozuar Zelenskyn dhe popullin ukrainas për çmimin Nobel.

Një letër e hapur iu dërgua komitetit të çmimit Nobel nga një grup politikanësh evropianë për të kërkuar zgjatjen e afatit për nominimet në mënyrë që të përfshihet edhe propozimi për Volodymyr Zelensky dhe popullin e Ukrainës për Çmimin Nobel për Paqen .

Lexo më shumë  Kurti takoi zv.presidentin ekzekutiv të prodhuesit amerikan të industrisë ushtarake AM General: FSK do të pajiset edhe me ambulancë

Letra e hapur është nënshkruar nga dhjetëra politikanë evropianë, sipas Ukrinform.

Zyrtarët evropianë besojnë se Komiteti Nobel duhet të zgjasë procesin e nominimit për Çmimin Nobel për Paqe deri më 3 mars 2022 për të lejuar nominimin për Çmimin Nobel për Paqen për Presidentin Zelensky dhe popullin e Ukrainës. Procesi i aplikimit përfundoi më 31 janar.

“Ne jemi dëshmitarë të guximit të popullit të Ukrainës që e duroi këtë luftë të shpallur nga Rusia.

Burrat dhe gratë e guximshme ukrainase po luftojnë për të ruajtur demokracinë dhe sovranitetin e tyre. Njerëzit në të gjithë Ukrainën po ngrihen kundër forcave të autoritarizmit.

Ne besojmë se tani është koha për t’i treguar popullit të Ukrainës se bota është në anën e tyre”, shkruhet në letrën e hapur të politikanëve perëndimore.

Lexo më shumë  Eksportet në Shqipëri në rënie me 6.9% në nëntor, 11-mujori mbyllet me -7%

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *