Bota

Evropa bëhet kreative për të nxitur vaksinimin e qytetarëve

Në të gjithë Evropën qytetarët nxiten fuqimisht të vaksinohen. Në Britani të Madhe bëhet thirrje që të bëhet doza përforcuese pasi është vënë re rritje e të infektuarve me variantin Omicron.

Në Londër, një autobus po përdoret si një qendër vaksinimi. Autoritetet synojnë të ndjekin shembullin e SHBA duke reduktuar karantinimin nga COVID në vetëm 7 ditë, një masë kjo që pritet të lehtësojë presionin në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

“Unë do t’i referohem gjithmonë këshillave shkencore. Sigurisht që do të ndihmonte në lehtësimin  e disa prej presioneve që ka  mbi shkollat, fuqinë punëtore  etj. Por unë do të ndikohesha  absolutisht nga këshillat e ekspertëve”, tha  Nadhim Zahawi, sekretari britanik për Edukim.

Lexo më shumë  Zelenksy s’është i gatshëm ta nënshkruajë marrëveshjen për minerale me SHBA-në

Në Spanjë, një rritje e riinfektimeve me coronavirus në dy javët e fundit ka tejkaluar numrin total të infeksioneve të dokumentuara gjatë pjesës së dytë  të pandemisë.

Ajo që quhet vala e gjashtë po fillon të rëndojë sistemin e kujdesit shëndetësor të Spanjës dhe shërbimet e tjera.

Edhe një herë është nevoja për t’u izoluar.

“Vetëm këtë javë pesë ose gjashtë kolegë janë infektuar, kështu që është e pamundur për departamentin të na dërgojë njerëz”, shprehet Sara Arassar, menaxhere e dyqanit.

Qyteti gjerman i Këlnit po ofron një përvojë të pazakontë vaksinimi duke mirëpritur fëmijët e moshës pesë deri në njëmbëdhjetë dhe prindërit e tyre në bordin e një Airbus.

Lexo më shumë  NATO planifikon të ndërtojë një tubacion aviokarburanti nga Gjermania në Poloni dhe Republikën Çeke

“Mendoj se është një fushatë fantastike. Për fëmijët, është diçka krejtësisht ndryshe nga pediatria, dhe gjithçka është e organizuar shumë mirë këtu, gjithçka shkoi mirë. Shumë mirë!”, thotë Susanne Manitz, mësuese.

Ndryshe nga pjesët e tjera të botës, të cilat janë hapur pas fushatave të vaksinimit, Kina i është përgjigjur një numri të vogël të rasteve lokale me testime masive dhe bllokime të rrepta. Qyteti port kinez i Tianjin po synon të testojë 14 milionë banorët e tij brenda 48 orëve pas zbulimit të disa rasteve me coronavirus./euro/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *