Evropa, 2 herë më e nxehtë se norma/ Raporti i OBM-së: Kontinenti kaloi vijën e kuqe
Studimi më i fundit mbi situatën klimatike gjatë vitit 2023 zbuloi se Evropa përjetoi temperatura 2 herë më të nxehta se temperatura mesatare globale. Po ashtu, përmbytjet që erdhën si pasojë e ndryshimeve klimatike sollën dëme të konsiderueshme për 1.6 milionë banorë.
Evropa është kontinenti me ngrohjen më të shpejtë gjatë vitit 2023, me temperatura që u rritën me rreth dyfishin e normës mesatare globale.
Sipas raportit evropian të publikuar nga Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Copernicus së bashku me Organizatën Botërore Meteorologjike kontinenti pa dhe 7% më shumë reshje se mesatarja.
Gjatë vitit 2023, 1/3 e rrjetit të lumenjve pa prurje që tejkalonin pragun e përmbytjeve ‘të larta’ dhe 16% e tyre tejkaluan pragun e përmbytjeve ‘të rënda’.
Ato prekën rreth 1.6 milionë njerëz në Evropë dhe shkaktuan rreth 81% të humbjeve ekonomike.
Për këtë arsye potenciali për prodhimin e hidrocentraleve u rrit.
Pjesa më e madhe e Evropës përjetoi më pak ditë me bore, veçanërisht në Evropën Qendrore dhe Alpet gjatë dimrit dhe pranverës.
Alpet panë humbje të jashtëzakonshme të akullnajave në vitin 2023 për shkak të valëve të të nxehtit.
Gjatë viteve 2022 dhe 2023, akullnajat në Alpe kanë humbur rreth 10% të vëllimit të tyre të mbetur.
Raporti ESOTC nënvizon ndikimin që nxehtësia pati në rritjen e stresit dhe në dëmin e përgjithshëm në shëndetin publik.
Në 20 vitet e fundit, vdekshmëria nga nxehtësia është rritur me rreth 30%, dhe vdekjet nga nxehtësia vlerësohet të jenë rritur në 94% në rajonet e monitoruara.
Rruga Press