Sport

Evertoni bën ofertë zyrtare për transferimin e Armando Brojës

E ardhmja e Armando Brojës vazhdon të jetë e paqartë nëse do të mbetet apo do të largohet nga Chelsea.

Në fakt sulmuesi shqiptar nuk është në planet e Chelseat që e ka nxjerr në shitje atë së bashku me 11 futbollistë të tjerë.

Por shumë skuadra janë vënë pas tij sidomos nga Liga Premier, pasi Broja është një sulmues që vlerësohet shumë në Angli.

Evertoni po këmbëngul për transferimin e tij dhe tanimë ka bërë një ofertë zyrtare në drejtim të Chelseat.

Të kaltrit nga Liverpool kanë ofruar 27 milionë funte (32 milionë euro) për transferimin e sulmuesit shqiptar.

Chelsea po e shqyrton këtë ofertë dhe sipas mediave angleze ka gjasa të mëdha ta pranojë pasi këto para do t’i shpenzonte për transferimin e një sulmuesi tjetër.

Gjithsesi përveç Evertonit në garë për yllin shqiptar janë edhe Southampton, Ipswich dhe West Ham United.

Rruga Press

YouTube player