KryesoreSport

Evangjeli Veli shkruan historinë, kampione Evrope në peshëngritje

Evangjeli Veli shkruan historinë e peshëngritjes shqiptare, sepse shpallet kampione e Evropës në dygarësh, një arritje që nuk e kishte bërë askush më parë.

Evangjeli Veli ka ngritur 208 kg në dygarësh dhe merr një medalje të artë historike për vendin tonë.

Peshëngritësja shqiptare ka marrë medaljen e argjentë në stilin e shtytjes, ndonëse ka ngritur të njëjtën peshë me Kamila Konotop, por ajo e ngriti e para këtë peshë.

Një garë shumë e bukur është zhvilluar në Parkun Olimpik, në palestrën “Feti Borova” edhe në stilin e shtytjes për peshën 55 kg për femra.

Lexo më shumë  Inflacioni në Shqipëri/ Në mars 2,6%, çmimet dhe transporti u rritën me 7,5%

Evangjeli Veli dhe Kamila Konotop rivalizojnë për medaljen e artë, por në fund feston Konotop që merr medaljen e artë në këtë dispilinë.

Evangjeli Veli ka ngritur 108 kg në provën e saj të parë në stilin e shtytjes, ndërsa në provën e dytë peshëngritësja shqiptare ngre 111 kg dhe konsolidon pozitat e saj në krye të renditjes.

Edhe në këtë stil vazhdon rivaliteti me ukrainasen Kamila Konotop (113 kg) dhe belgen Nina Sterckx (111 kg).

Lexo më shumë  Franca dhe Britania kërkon përfshirjen e Libanit në marrëveshjen për armëpushim

Evangjeli Veli tenton 113 kg në provën e tretë, për të ruajtur medaljen e artë në dygarësh.

Peshëngritëshja shqiptare merr medaljen e argjentë në stilin e shtytjes (sepse Kamila Konotop ngriti e para peshën 113 kg), por shpallet kampione Europe në dygarësh me 208 kg. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *