Evakuohen dy familje të bllokuara nga bora në Rugovë
Policia e Kosovës ka evakuuar dy familje në Bjeshkët e Rugovës, konkretisht në fshatin Shtupeq i Vogël, pasi ishin bllokuar nga bora e madhe.
Evakuimi ka ndodhur të dielën, ku autoritetet kanë marrë informacion nga një qytet për familjet e bllokuara.
“Patrulla kufitare , menjëherë është nisur për në lokacionin në fjalë, por për shkak të kushteve shumë të vështira dhe rrugës së bllokuar nga bora , pas disa orëve kanë arritur në fshatin Shtupeq i Vogël për t’ju dhënë ndihmë atyre. Në mbeshtetje të patrullës policore kanë shkuar edhe tre qytetarë vullnetarë të cilët i falënderojmë për bashkëpunimin”, thuhet në njoftimin policor.
Në mesin e të bllokuarve thuhet se pati edhe fëmijë, derisa shoqërimi i tyre është bërë deri në qytetin e Pejës.
“Drejtoria Rajonale e Policise Kufitare ‘Perendimi’ – Gjakovë, është e përkushtuar që t’u dalë në ndihmë qytetarëve të vendit çdo herë dhe në çdo kohë ku e kërkon nevoja.”
Rruga Press