Bota

Evakuimi i civilëve, hapet korridori humanitar nga Mariupoli

Ditën e sotme do të hapet korridori humanitar nga Mariupoli, sipas një zyrtari ukrainas, pavarësisht vonesave dhe vështirësive për evakuimin e civilëve, shkruan CNN-i.

“Do të hapet rruga për evakuimin e civilëve me mjete private. Pesëmbëdhjetë autobusë evakuimi janë nisur tashmë nga Zaporizhzhia për në Mariupol,” tha Iryna Vereshchuku, zëvendëskryeministrja ukrainase.

Lexo më shumë  Trump vendos tarifa të reja për mallrat nga Kina, Meksika dhe Kanadaja

Të dielën, shtatë autobusë të shoqëruar nga një delegacion i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq arritën në Manhush, tha Vereshchuku.

“Ne do të vazhdojmë evakuimin e civilëve nga Severodonetsku, Popasna, Lysychanski, Rubizhna dhe fshati Nyzhnia i rajonit të Luhanskut,” tha Vereshchuku, duke iu referuar komuniteteve në lindje të Ukrainës që janë përballur me luftime intensive dhe janë ende nën bombardimin e vazhdueshëm të forcave ruse.

Lexo më shumë  “Do hakmerremi”- Kandidati kanadez për kryeministër i përgjigjet Trump për tarifat

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *