Eurozone, inflacioni kap shifrën më të lartë në 10 vite
Norma vjetore e inflacionit në 19 shtetet që janë pjesë e Eurozonës, të cilat përdorin euro-n si valutë, ka kapur shifrën më të lartë në 10 vite, duke shkuar 3%, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, zyra e statistikave në BE.
Inflacioni në Bashkimin Europian pësojë rritje që në muajin korrik kur kapi 2.2%, në ndryshim nga qershori, 1.9%.
Ekspertët mendojnë se është mëse e sigurt që këto shifra të jenë rezultat i një ngritje në çmimet e naftës.
Në gusht, sektori energjetik shënoi rritjen më të lartë vjetore duke shkuar 15.4% – një shifër shumë më e lartë se ajo e mallrave industrialë (2.7%), ushqimit, alkoolit dhe duhanit (2 %) dhe shërbimeve (1.1%).
Mes shteteve më të mëdha në Eurozone, Gjermania përjetoi një inflacion veçanërisht të lartë, njësoj si Spanja gjatë muajit gusht.
Ndërkohë, Italia dhe Franca qëndruan poshtë mesatares.
Norma 3%, më e larta në eurozone që prej fundit të vitit 2011, tejkaloi objektivin e vendosur nga Banka Qendrore Evropiane, i cili ishte 2%. Sidoqoftë, ky institucion e konsideron këtë inflacion të përkohshëm.
Ekonomistë të shumtë janë shprehur se inflacioni i lartë ka gjasa të jetë pasojë e rihapjes së ekonomive dhe problemeve me furnizimet, të cilat mund të shkojnë sërish në nivelet e zakonshme vitin tjetër.
Guvernatorët e Bankës Qendrore Europiane do të mblidhen në 9 shtator.
Rruga Press