Lajme

EUROSTAT: Vendet e Ballkanit Perëndimore kanë pagën minimale më të ulët në Evropë

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë pagën minimale më të ulët në Evropë. Sipas statistikave të Eurostat shteti me pagën me të ulët në rajon ka Kosova me një shumë prej 170 eurosh, ndjekur nga Bosnja dhe Hercegovina me pagën minimale prej 205 euro në muaj. Pagën më të lartë në rajonë ka Serbia me 331.91 euro në muaj, më pas vijon Mali I Zi me 331.71 euro, ndërsa vendin e trete ë zë Shqipëria me pagën minimale prej 241.32 euro.

Bazuar në nivelin e pagave minimale mujore bruto të shprehura në euro, më 1 janar 2021, shtetet anëtarë të BE-së klasifikohen në tre grupe.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Grupi i parë, të clat kanë pagat më të larta minimale mbi 1.500 euro, përfshinë shtete e Francës, Gjermanisë, Belgjikës, Hollandës, Irlandës dhe Luksemburgut. Pagat e tyre minmale kombëtare varionin nga 1.555 euro në Francë ne 2.202 euro në Luksemburg.

Më pas shtetet me një pagë minimale kombëtare ndërmjet 700 euro por më e ulët se 1.500 euro në muaj, përfshin shtetet e Greqisë, Portugalisë, Maltës, Slloveninë edhe Spanjën. Pagat e tye minimale kombëtare varionin nga 758 euro në Greqi në 1.108 euro në Spanjë.

Në grupin e fundit janë shtetet e Bullgarisë, Hungarisë, Rumanisë, Kroacisë, Estonisë, Polonisë, Sllovakisë dhe Lituanisë të cilët kanë një pagë minimale kombëtare nën 700 euro në muaj. Pagat e tyre minimale kombëtare varionin nga 332 euro në Bullgari në 642 euro në Lituani.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Paga minimale kombëtare zakonisht zbatohet për të gjithë punonjësit, ose të paktën për një shumicë të madhe të punonjësve në një vend. Zbatohet nga ligji, shpesh pas konsultimit me partnerët socialë, ose drejtpërdrejt nga një marrëveshje ndërsektoriale kombëtare.

Pagat minimale zakonisht paraqiten si norma të pagave mujore për fitimet bruto, domethënë para zbritjes së tatimit mbi të ardhurat dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore të pagueshme nga punonjësi. Këto zbritje ndryshojnë nga vendi në vend. Pagat minimale kombëtare publikohen nga Eurostat çdo dy vjet. Ato pasqyrojnë situatën në 1 janar dhe 1 korrik të çdo viti.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *