KryesoreLajme

Eurostat: 1 milion njerez janë larguar nga Shqipëria drejt BE-së brenda 16 viteve

Për më shumë se një dekadë e gjysmë nga Shqipëria janë larguar rreth 1 milionë banorë. Sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2008 ishin regjistruar mbi 97 mijë leje qëndrimi për herë të parë, ndërsa deri në vitin 2014 numri i lejeve arriti rreth 390 mijë.

Ritmi i rritjes u përshpejtua përgjatë vitit 2018 duke kaluar 600 mijë leje qëndrimi, ndërsa në vitin 2021 kishte shkuar në mbi 765 mijë.

Lexo më shumë  Protesta e vetmuar e mësuesit: Kukësi pa rini në ditën kombëtare të rinisë

Ky trend mori një hov të fuqishëm pas pandemisë, ku numri i lejeve të qëndrimit të dhëna për shqiptarët në BE u shtua me mbi 230 mijë, duke e çuar totalin kumulativ në rreth 1 milion në fund të vitit 2024.

Përveç punësimit dhe përmirësimit të gjendjes ekonomike, një numër i madh të rinjsh kanë zgjedhur të studiojnë në vendet e BE-së, duke përfituar nga bursat dhe programet europiane ku më pas janë pajisur me leje qëndrimi.

Një pjesë e madhe e tyre kanë ardhur edhe si rezultat i bashkimit familjar. Shqiptarët që u vendosën më herët në vendet e BE-së kanë aplikuar për të tërhequr familjarët e tyre, duke rritur numrin e lejeve të reja në vitet e fundit.

Në raport me popullsinë, numri i lejeve të qëndrimit në BE e rendit Shqipërinë në krye të vendeve me nivelin më të lartë përsa i përket emigracionit.

YouTube player